Kodra e Zef Janës së Bushatit; Një Piramidë në Mes të Fushës së Bukur e të Begatë të NënShkodrës

1566
Sigal

Ambasada Amerikanë në Tiranë, jep një
lajm të mënyrën se si mund të shkoni për vizë turistike

 

 

Pjeter Delia, 

E ngritur nga natyra në qendër të fushës
së madhe e pjellore të NënShkodrës rreth e qark së cilës shtrihen fshatrat:
Rranxë, Bushat dhe Melgushë. Duke u kthyer prapa në kohë në vitet 1947 kur
familja ime Delia erdhi nga Peja e Kosovës dhe u vendos me banim në Rranxë
Bushat, kodra e Zef Janës ishte e gjelbëruar. Rreth e qark kishte drurë të shumëllojshëm
e shkurre, pemë frutore dhe vreshta ku në harmoni me kafshët e egra; që nga
zvarranikët gjer te dhelpra, çakej e ujqër. Blegtoria  ishte mjaft e zhvilluar e fshatrave që
banonin në atë zonë, por reformat si kolektivizimi dhe pastaj kthimi në ndërmarrje
bujqësore, – NB, bëri që transformimet ta ndryshonin pamjen e vendit. Banorët
ishin të ardhur nga shumë krahina; si nga Kosova, Puka, Mirdita etj, dhe jetesa
në bashkësi kishte bërë që nga ana materiale por edhe shpirtërore të mos kishin
dallime dhe popullsia kishte një të folur të bukur, e cila sillte dashuri e mirëkuptim
mes njerëzve, dashuri për jetën, punën dhe natyrën dhe kjo përkonte me veprën e
poetit të madh lirik Ndre Mjeda. Është për t’u theksuar, se po bëhet një
shekull dhe brenda komuniteteve nuk ka pasur asnjë konflit. Fshati Rranxa ishte
i ndarë në lagje si: Rrotaj, Lukaj dhe Qunaj me shtëpi dy katëshe dhe fare pranë
njëra tjetrës. Fshati kishte shkollën fillore ku shërbenin mësues nga qyteti
si: Mikel Prendushi, Gjon Kiri, Prek Kqira, Idedin Llukaqaje etj, dhe në
harmoni aty pranë ishte edhe kisha. Ata ishin arsimdashës, kishte arsimtarë si
Agustin Rrotani, Vlash Quni si dhe shume nxënës kishin studiuar ne shkollën
Françeskane në Shkodër. Banorët e kësaj krahine merreshin kryesisht me bujqësi
dhe sigurisht në këtë tokë pjellore që merreshin nga dy prodhime në vit; ku
prodhoheshin drithëra buke, perime, e zarzavate dhe jeta ekonomike ishte e mirë.
Kishin edhe blegtori si lopë e dele dhe në fushata ndihmonin njëri tjetrin,
pastaj me kolektivizimin filloi që gjithçka të jetë kolektive. Ajo solli
ndryshime, u hapën rrugë të reja, u sistemua fusha me kanale kulluese dhe ujitëse
si dhe sikurse dihet fusha e NënShkodrës u shndërrua në një hambar të prodhimit
të drithërave të bukës në Shqipërinë e Veriut. Në Rranxa kishte një jetë
aktive, ata organizonin festa dhe dasma shumë të bukura, kishte edhe grupe ahengxhinjsh
qe këndonin shoqëruar me violinë dhe dajre. Traditë e cila vazhdon dhe tani me
artistët: Vjollca Luka, Marie Rrotani si edhe me talente qe shkruanin drama si:
Çesk Buzukja, që shkroi dramën “Nusja e Vojvodinës”, sikurse kishte edhe
historianë si Simon Cubi etj. Në fshat kishte familje të mëdha që shquheshin për
humanizëm e bamirësi e që kishte njerëz të tillë si Ejll Hile Rrotani, Zef
Harapi, Martin Rroku, Luk Rroku, Shtjefën Filipi që kishin ndikim të madh në
fshat. Sigurisht këtu kishte ndikim edhe besimi fetar. Prifti Dom Zef Gilaj ka
shërbyer për disa dekada e ka qene student i poetit Ndre Mjeda, ky i fundit shërbente
në shfatin Kukël, e kishte marre nga fshati Vrith i Malësisë dhe e kishe dërguar
me studime në Romë. Fillimisht profti shërbeu në Kukël në vend të Mjedës dhe
pastaj si famulltar në Rranxa Bushat. Si njeri më kulturë të gjerë ai fitoi
respektin e njerëzve pa dallime fetare apo ideologjike dhe qe një vazhdues i
denjë i veprës së Dom Ndre Mjedes. U nda nga jeta duke lënë pas kujtime të
pashlyeshme. Bushati si qendër administrative kishte zyrat e pushtetit lokal,
shkollën ku kanë shërbyer mësues të nderuar si: Ludvik Tafili, Isak Ramadani,
Mark Temali, Gjon Dionizi, Sander Geraj, Fadil Kraja. Nga aty kanë  dalë me dhjetëra gjenerata që kanë vazhduar
studimet për profesione të ndryshme si arsimtarë, mjekë, inxhinierë e oficerë që
kanë shërbyer nga Kelmendi gjer në Tiranë. Aty ka pasur një qendër shëndetësore
ku kanë shërbyer mjekët si: Lec Plani, Zef Tarragjati, Vehbi Kovaçi. Kishte
gjendje civile me nëpunës të përkushtuar si Zef Manakja, si dhe nëpunës të tjerë
të PTT si Shan Pashukun gjithashtu edhe aty ishte edhe një shërbim tregtar i organizuar
me shitës si  Esat Bushatin, vëllezërit
Llunaj, Gjergj Kopshtari, Adem Kovaçi që plotësonin nevojat e popullit me shërbimet
e tyre tregtare.

Sigurisht, ndryshimet e tanishme janë të
pakrahasueshme me të kaluarën, por ata ishin bazë për të  ecur përpara. Me ndryshimin e sistemit shoqëror,
me vendosjen e pluralizmit demokratik shumë banorë kanë emigruar jashtë vendit,
por shumë nga ata vazhdojnë të investojnë për vendin e tyre që janë shndërruar
në fermerë dhe bëjnë jetë normale me familjet e tyre në këtë vend me fushë të
tillë pjellore ku të ardhurat sigurohen dhe jeta ehte e bukur pikërisht këtu
rreth e qark piramidës së Zef Janës dhe kjo gjithnjë ka parë me syrin e saj
magjik e ndjek çdo lëvizje të banoreve të saj dhe shoqërisë në përgjithësi. Ka
ndodhur që në lashtësi si dhe kodra e Zef Janës lëshon mesazhe të mos mbesë
asnjëherë e vetmuar, por edhe pse ata që janë larguar t’iu bëjmë mesazh që të
vijnë sa më shpesh rreth saj