Mjegulla përfshin Pogradecin, ja apeli që bën policia

160
Sigal

Prej disa orësh qyteti i Pogradecit dhe akset nacionale në dalje të tij janë përfshirë nga mjegulla e dendur. Policia e Shtetit ka lëshuar një apel për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor pasi shikimi është i kufizuar. Për këtë arsye, policia kërkon nga drejtuesit e mjeteve që të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm.