Shqiptari që erdhi pa zemër nga Barcelona, zbulohen 10 kërkesat e prokurorisë për autoritetet spanjoll

274
Sigal

Prokuroria e Tiranës i është drejtuar me një shkresë autoriteteve kompetente spanjolle në lidhje me trafikun e dyshuar të organeve, pas denoncimit të një vajza se vëllait të saj, shtetasit Saimir Sula, 31 vjeç i është marrë zemra pasi ndërroi jetë në Barcelonë.

Denoncimi që ka dalë në dritë vetëm tani është bërë më datë 27 maj të vitit të shkuar.

Nga veprimet hetimore te kryera është bërë këqyrja e kufomës, si dhe është përpiluar vendimi për kryerjen e ekspertimit mjeko- ligjor të kufomës.

Nga deklarimet e marra shtetases Manushaqe Sula (halla e të ndjerit Saimir Sula), deklaron se është njoftuar më datë 09.05.2020, nga motra e të ndjerit shtetasja Majlina Sula, se i ndjeri Saimir Sula (datëlindja 17.12.1988) kishte ndërruar jetë në një nga Spitalet në Spanjë.

I riu kishte shkuar në shtetin spanjoll në muajin shkurt të vitit të shkuar, me qëllim për të punuar. E motra sqaron se vëllai i saj mjekohej me antipsikotik edhe diazepan për gjumë, për shkak të abuzimit me substancat narkotike.

Vitet e fundit, ai kishte ndërprerë përdorimin e këtyre substancave, duke marrë medikamente për t’u shëruar.

“Për sa i përket ngjarjes se ndodhur më datë 09.05.2020 , ajo më datë 08-05-2020, e ka shoqëruar vellanë e saj të ndjerin Saimir Sula, ne spikatin e quajtur Hospital Del Mar, me adrese “Passeig Maritim de la Barceloneta Nr 25, 29 Kodi Postar 08003, Barcelone Spanje, pasi me date 08.05.2020 kishte temperature , rreth 37.5, apo 38 dhe rreth ora 22;30, ka lajmëruar ambulancën për t’i bërë një provë/ test Covid 19, i cili doli negativ”, thuhet në dokumentin e prokurorisë shqiptare drejtuar autoriteteve përkatëse spanjolle.

10 kërkesat e parashtruara nga Prokuroria e Tiranës për autoritetet spanjolle 

1.Te administrohet akti i eskpertimit definitiv/perfundimtar i bere nga Autoritetet Spanjolle, per te ndjerin Saimir Sula, ne te cilin eshte pasqyruar shkaku i vdekjes se te ndjerit ne Spitalin Hospital Del Mar, me adrese “Passeig Maritim de la Barceloneta Nr 25, 29 Kodi Postar 08003, Barcelone Spanje.

2. Te verifikohet dhe te administrohen dokumenta spitalore, duke filluar nga data 08.05.2020 dhe ne vazhdim per te ndjerin Saimir Sula, ne lidhje me arsyet e shtrimit/ hospitalizimit te ketij pacineti?

3. Te informohemi ne lidhje me arsyet e mungeses se zemres se te ndjerit Saimir Sula, referuar aktit te ekspertimit mjeko- ligjor Nr 540, dt 07.10.2020 te kryer nga I.M.L.Tirane, mbi ekzaminimin e kufomes se shtetases Saimir Sula.

4. Te komunikohet dhe te merret deklarim stafit/ personelit mjekesor te spitalit Hospital Del Mar, me adrese “Passeig Maritim de la Barceloneta Nr 25, 29 Kodi Postar 08003, Barcelone Spanje, (apo dhe spitaleve te tjera ), ne lidhje me arsyet e parqitjes ne urgjensen e spitalit me date 08.05.2020 te te ndjerit Saimir Sula, diagnozen e shtrimit dhe mjekimin e marre etj, si dhe cdo te dhene tjeter ne lidhje me pacientin Saimir Sula.

5.Te komunikohet dhe te merret deklarim Mjekes Irene Petit, qe ka komunikuar me shtetasen Majlinda Sula (mota e te ndjerit).

6. Te merren shpjegime Mjekes Psikiatre Ana Martin, qe ka ndjekur pacientin ndermjt Muajit Prill dhe Maj 2020, mjeke psikiatre prane Spitalit Sant Pau, ne Barcelone, Spanje, ne lidhje me diagnozen e pacientit si dhe cdo te dhene tjeter per kete pacient.

7.Te verifikohet se kush ka qene mjeku qe ka komunikuar ne telefon me motren e te ndjerit nga numri i spitalit 0034-649288801, rreth ores 12.08 min AM.

8. Te verifikohet se kush ka qene mjeku qe ka konaktuar ne telefon oteren e te ndjerit Saimir Sula nga numri 0034-932209586,rreth ores 15.00?

9. Kerkojme nga ana juaj, te informohemi nese nga Autoritetet e Drejtese se Spanjolle, kane filluar hetime ne lidhje me rastin objekt hetimi nga ana jone? Nese po jeni te lutur te na vini ne dispocion kopje te ketyre akteve?

10. Te kryhen hetime dhe verifikime ne lidhje me cdo dokumentacion tjeter qe cmohet i nevojshem ne lidhje me rastin objekt hetimi.