Covid jashtë kontrollit, 21 viktima/ Rritet numri i shtrimeve në spital dhe i të intubuarve, çfarë ndodh me vaksinimet

207
Sigal

Tiranë – 21 persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 952 raste të reja me Covid-19.

Situata në spitale vijon të jetë shqetësuese, ku krahasur me dje ka një rritje me 5 persona të numrit të të intubuarve. Edhe numri i të shtruarve është rritur, ku aktualisht raportohet për 662 pacientë që marrin trajtim, krahasur me 647 që numëroheshin dje.

“Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 662 pacientë, 49 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.”, njofton ministria.

Shkon në 13 495 numri i vaksinimeve

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1028 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 13,495 vaksinime.

804 të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 804 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 69,773 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Që nga fillimi i pandemisë, 1,796 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i rasteve aktive me covid është 35,598.