Inter “asgjeson” Genoa-n dhe hedh sytë nga përballja Milan – Roma (VIDEO)

173
Sigal

Zikaltërit kanë arritur një fitore të lehtë përballë Genoas, duke fitua me rezultatin tre me zero. Goli i parë u shënuar brenda 40 sekondash nga i përhershmi Romeo Lukaku.  Lautaro Martinez lëshon një top të gjatë për Lukakun duke shënuar një gol të hatashëm.

Kaq do të përfundonte dhe pjesa e parë. Në të dytën zikaltërit kërkonin që të arrin golin e sigurisë dhe ai do të vinte në minutën 69-të nga Darmian, i cili shënoi dhe golin e tij të parë në Seria A. Goli i u realizuar pas një asisti nga Lukaku.

Goli tretë do të shënohej nga Sanchez, kiliani realizon vetëm 4 minuta pasi futet në lojë si zëvendësues i Lautaro Martinez.  Goli i tij ka diskutime dhe VAR në fund i jep të drejtë kilianit.  Sanchez pati edhe një rast të artë për të shënuar golin e katërt dhe të dytin personal por portieri e devijon dhe e nxjerr jashë topin.  Interi me këtë fitore shkon në 56 pikë, 7 pikë larg Milani që luan sot në darkë ndaj Romës.

Zikaltërit shpresojnë që kjo ndeshje të dalë në barazim apo një fitore e Romës.