Autor i 10 grabitjeve të banesave në Tiranë arrestohet 39-vjeçari (EMRI)

188
Sigal

39-vjeçari Tedi Neziri, i cili i maskuar dhe nën kërcënimin e dy thikave, vodhi me dhunë disa bizhuteri në një banësë, është vendosur në pranga nga policia gjatë operacionit “Flagranca”.

Tedi Neziri është kapur në flagrancë gjatë kohës që po vidhte disa bizhuteri, në një banesë në zonën e Liqenit të Thatë. Gjatë vjedhjes, 39-vjeçari është konfliktuar fizikisht me pronarin e banesës, shtetasin B. B., 32 vjeç dhe kushëririn e tij, shtetasin O. M., 33 vjeç.

Ai është me me precedent të mëparshëm kriminal për armëmbajtjes pa leje dhe “Goditje për shkak të detyrës”. Gjatë hetimeve po ashtu u dokumentuan edhe 10 raste të tjera të grabitjes që dyshohet të jenë kryer nga Neziri.

Më tej gjatë operacionit janë prangosur edhe 3 persona të tjerë, Mirela Ferazini 44-vjeç, dhe dy djemtë e saj, Orges Ferazini 24-vjeç dhe Anesti Ferazini 20-vjeç, të cilëve u është gjetur një sasi lënde narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” të shtetases Mirela Ferazini, e cila kishte lidhje shoqërore me 39-vjeçarin Neziri, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit kokainë.

Në këtë operacion policia ka sekuestruar dy mjete prerëse (thika), bizhuteri të vjedhura, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe motomjeti që përdorte autori i dyshuar, gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

INFORMACION- Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Flagranca”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1.

I maskuar dhe nën kërcënimin e dy thikave, vodhi me dhunë disa bizhuteri në një banesë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Autori i dyshuar, me precedent të mëparshëm kriminal për armbëmbajtjes pa leje dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Në vijim të veprimeve hetimore, u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore, 10 raste të ndryshme të vjedhjes në banesa, që dyshohen se janë kryer nga 39-vjeçari.

Gjatë operacionit, në një banesë tjetër, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Vihen në pranga 3 poseduesit e saj.

Sekuestrohen dy mjete prerëse (thika), bizhuteri të vjedhura, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe motomjeti që përdorte autori i dyshuar, gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Flagranca”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– T. N., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, i dënuar më parë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje;

– M. F., 44 vjeçe, O. F., 24 vjeç dhe A. F., 20 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Shtetasi T. N. është kapur në flagrancë gjatë kohës që po vidhte disa bizhuteri, në një banesë në zonën e Liqenit të Thatë. Gjatë vjedhjes, 39-vjeçari është konfliktuar fizikisht me pronarin e banesës, shtetasin B. B., 32 vjeç dhe kushëririn e tij, shtetasin O. M., 33 vjeç.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se shtetasi T. N., gjatë muajve të fundit, ka vjedhur shuma parash, bizhuteri, makinë, pajisje elektrike dhe elektronike, në 10 banesa, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Po në vijim të këtij operacioni, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, gjatë kontrollit të banesës së shtetases M. F., e cila kishte lidhje shoqërore me shtetasin T. N., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit kokainë.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. F. dhe i dy djemve të saj, shtetasve O. F. dhe A. F.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.