Cakaj i kthehet Gjonajt: Falsifikatorja e drejtësisë, na tregoi mashtrimin e programuar mafioz, për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese

462
Sigal

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka në një postim të bërë në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me fjalimin që ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka mbajtur në lidhje me akuzat që presidenti Meta ka ngritur për të.

“Fallsifikatorja e drejtësisë doli dhe recitoi vjershën bajate të “Reformës“, bash dy ditë para se të dëgjojë në kongres poemën e Ramës së saj të rilindur”, – shprehet Caka.

Postimi i plotë i Silva Cakës:

Falsifikatorja e drejtësisë doli dhe recitoi vjershën bajate të “Reformës“, bash dy ditë para se të dëgjojë në kongres poemën e Ramës së saj të rilindur.

Falsifikatorja e drejtësisë, na tregoi se sa i përvëlon barku për Negociatat.

Na tregoi se më shumë se për Reformën në Drejtësi, iu dogj barku për moslejimin e heshtjes institucionale.

Na tregoi që të shtunë e të dielë mund të dalin mashtruesit e saj dhe të falsifikojnë çdo gjë… se për falsifikim s‘ka ditë pushim!

Rrëfimi mallëngjyes i kongresmenes, me dihatje të shpeshta lënguese, nuk është as lajthitje ligjore dhe as nonsens juridik.

Është realizimi i mashtrimit të programuar mafioz, për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese.

Falsifikatorja griu e griu fjalë, por për shkresat e fallsifikuara iu fik zëri fare fare.

Inshallah i vjen zëri te SPAK-u!