Alarmohen qytetarët e Elbasanit, çdo ditë gjejnë në rrugë dhe trotuarë zogj të ngordhur

178
Sigal

Një fenomen i çuditshëm ka alarmuar banorët e Elbasanit dhe rrethinave, të cilët çdo ditë gjejnë në rrugë dhe trotuare zogj të ngordhur.

Alarmi është shtuar edhe prej frikës së pandmeisë, ndaj autoritetet lokale kanë verifikuar rastet dhe kanë shpjeguar atë që po ndodh.

Sipas tyre, kjo është një sëmundje që ka prekur zogjtë, por nuk kalon te njeriu dhe as te kafshët që ushqehen me këta zogj.

Ata kanë bërë thirrje që qytetarët të mos i prekin zogjtë e ngordhur, port ë lajmërojnë autoritetet, në mënyrë që të shmanget çdo rrezik i mundshëm.