‘Lleshaj idiot, protestuesit t’i futen në zyrë, Rama i sëmurë psikik’ / Shpërthen analisti

296
Sigal

Në një intervistë televizive gjatë protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, analisti Ilir Demalia u shpreh se policia përdor dhunë në mënyrë arbitrare sepse ne nuk kemi ligj dhe gjykata.

Demalia: Policia përdor dhunë në mënyrë arbitrare sepse ne nuk kemi ligj dhe gjykata në radhë të parë. Unë merrem me palët politike se bëjnë llogari politike dhe nuk u intereson vrasja e djalit. Këtë kemi 30 vite që e shohim. Është ndërgjegjja qytetare ajo që ka rëndësi.

Kjo është një revoltë e ligjshme sepse nuk ka vlerë ministria e Brendshme edhe nëse ndizet flakë, para jetës së një njeriu. Jeta është e drejta themelore. Ky ministër idiot, një njeri që kërcënon dhe që bën të fortin, ja ku është fytyra e policisë që është fytyra e tij. Është një mekanizëm i hekurt në duart e Ramës si një shërbëtor.

Protestuesit të futen deri në zyrën e ministrit dhe ta marrin deri sa të largohet ai. Kjo dhunë është kultivuar nga klasa politike nuk ka një qetësi pas 30 vitesh. Këtu është kryetar i Kuvendit dhe Rama është një psikik pas pushtetit, prandaj bën kështu se ai nuk ka parime.