Dhuna në protestë / Lëndohen disa policë, 3 te spitali i Traumës

321
Sigal

Tensione të shumta pranë hyrjes së Kryeministrisë ku po zhvillohet protesta për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodjan Rasha.

Burimet raportojnë për 8 efektivë të plagosur, 5 te ministria e Brendshme dhe 3 te kryeministria. Efektivët janë plagosur në kokë shumica dhe në trup.

Ata janë goditur me gurë e sende të forta nga protestuesit. Policët po porosisin vazhdimisht të ruajnë qetësinë të shmangin sa të munden përplasjen me protestuesit

Ndërkohë, sipas informacioneve, 3 policë të plagosur ndodhen të shtruar në spitalin e Traumës. Forca të policisë me skafandra janë vendosur para derës së kryeministrisë.

Ka pasur edhe përdorim të sprajtit djegës në drejtim të qytetarëve.