Elez Biberaj është larguar nga drejtimi i Zërit të Amerikës 5 muaj pas emërimit në ditën e parë të korrikut.
Veterani shqiptar i Zërit të Amerikës, është larguar nga i emëruari i Trump për Agjencinë Amerikane për Media Globale, Michael Pack.
Sipas mediave amerikane, largimi i Elez Biberaj është tentativë e Pack për të emëruar një të besuarin e tij, Robert Reilly.
Washington Post shkruan se Elez Biberaj në heshtje i rezistoi tentativave të Pack për të ndryshuar organizimin e lajmeve drejt pikëpamjeve dhe politikave të Trump.


















