(Video) Përshkallëzohet protesta tek kryeministria / Qytetarët kërkojnë të futen brenda

298
Sigal

Kryetarja e LRI, Floida Kerpaci ka postuar videon e mëposhtme në facebook gjatë protestës për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga polici i Shqiponjave. Protesta nisi tek ministria e brendshme por tani është përshkallëzuar duke mbërritur tek dyert e kryeministrisë. Qytetarët kanë shmangur kordonin mbrojtës të vendosur prej policëve dhe kanë djegur pemën e krishtlindjeve që gjendej aty pranë. Gjithashtu ata po shkelmojnë dyert e kryeministrisë teksa kërkojnë që të futen brenda.

Ja postimi i Kerpacit :

 

Tha se çdo polic është fytyra ime! Kjo është deklarata më e padenjë për Policinë e Shtetit! Sot, e gjithë Shqipëria kërkon drejtësi për Klodianin dhe përgjegjësi! Kjo do të thotë dorëheqje e ministrit Lleshaj! Largohu që policia të ndryshojë fytyrën. #drejtësipërklodianin 🇦🇱