Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut të Fierit, Baki Bala. Ja kush e zëvendëson

286
Sigal

Këshilli i Ministrave vendosi ditën e sotme lirimin nga detyra të prefektit të Qarkut të Fierit, Baki Bala.

Në vend të tij është emëruar me propozim të ministrit të Brendshëm, shtetasi Lefter Shehaj.

Ky ndryshim në radhët drejtuesve të prefekturave në vend është i treti, ku më herët janë zëvendësuar prefektët e Tiranës dhe Elbasanit.

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Z. Baki Bala, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
2.Z. Lefter Shehaj emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”

 

Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut të Fierit, Baki Bala. Ja kush e