Jennifer Lopez ka treguar ngjyrën e re të flokëve në Instagram, dhe rrjeti shpërthen në komente

297
Sigal

Jennifer Lopez ka qenë gjithmonë burim frymëzimi sa i përket modës dhe bukurisë, megjithatë transformimi i fundit i këngëtares dhe aktores i ka habitur mjaft fansat e saj.

Lopez zëvendësoi fijet e gjata ngjyrë mjalti me nuanca të papritura rozë.

Parukierja Chris Appleton ka shpërndarë një foto të këngëtares dhe aktores 52-vjeçare në profilin e saj në Instagram, me fokus flokët e saj rozë të ndezur.

Lopez i kombinoi fijet e saj në ngjyrë karamele me grim neutral për të mos e mbingarkuar pamjen, duke zgjedhur një sy smokey të zi, buzët me shkëlqim dhe markën e saj – konturet bronzi.

Kjo nuk është hera e parë që Lopez i zëvendëson fijet e saj klasike blu me një nuancë rozë.

Në tetor, ajo ndau nje foto në Instagram, në të cilat kishte veshur një paruke shumë të ngjashme me ngjyrë rozë.

Nëse këtë herë është një tjetër paruke apo ajo dhe Appleton kanë pranuar nuanca të reja, mund të merret me mend, por është e sigurt që këngëtares i duket e mrekullueshme kjo ngjyrë jokonvencionale.Aktorja e lindur në Nju Jork bëri bujë këtë vit pasi rinovoi lidhjen me shokun e saj aktorin Ben Afleck, me të cilin ishte fejuar më parë në vitin 2002.

Lopez aktualisht është e zënë me promovimin e filmit të saj të ri “Marry Me” – në të cilin ajo luan rolin kryesor me Owen Wilson, dhe së fundmi prezantoi këngën shoqëruese të filmit, të titulluar “On My Way”.