Librazhd, asgjësohen 6 parcela me 4000 rrënjë kanabis

956
Efektivët e Policisë së Elbasanit kanë asgjësuar 4000 rrënjë hashash në vendin e quajtur “Bregu i Plepit”, në Stravaj të Librazhdit.
Burime zyrtare pohojnë se si rezultat i Plan-operacionit për kontrollin e territorit mbi kultivimin e bimëve narkotike u bë kontroll i imtësishëm në fshatin Stravaj, Librazhd në një vend të pyllëzuar, të quajtur “Bregu i Plepit” nga ku u konstatuan 6 parcela të mbjella me 4000 bimë narkotike me gjatësi 20-25 cm.
Pas dokumentimit të ngjarjes u bë asgjësimi i bimëve narkotike ndërsa vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Sigal