Lëvizte me pistoletë / Pranga 30-vjeçarit në lagjen “Ali Demi”

233
Sigal

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

Bëhet fjalë për R.L., i cili sapo ka parë shërbimet e policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet me vrap, por gjatë ndjekjes është kapur dhe prangosur.

Ngjarja ka ndodhurnë zonën e Ali Demit në Tiranë. Rasti u denoncua nga qytetarë të ndryshëm.