Skenari i grabitjes: Privati gati të “gllabërojë” spitalin e  Fierit

191
Sigal

Pasuritë kombëtare janë zaptuar nga oligarkët e koncesioneve, tashmë edhe spitalet publike po trajtohen si dhurata për kastën e pushtetit. Me  një marifet ligjor i paska dhënë të drejtë qeverisë , që t’ia heqin shtetit e t’ia japin privatit. Ja pazari paraprak  për tjetërsimin e pronësisë te klientët privatë

Pra, qeveria vërtetë e ka në pronësi spitalin turk “Memorial” të Fierit, por me marifet ligjor i paska dhënë të drejtë kryeministrit e ministrit të shëndetësisë, që t’ia heqin shtetit e t’ia japin privatit, pa përcaktuar nëse do dhurohet meqë është dhuratë, ose do shitet a jepet me  qira.

Presidenti i Turqisë, Tayip Erdogan, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në Shqipëri, në lidhje “Skype” nga Ankaraja, deklaroi gjatë ceremonisë së përurimit të spitalit “Memorial” Fier, se ky spital u ndërtua si dhuratë për qeverinë shqiptare. Edhe në Protokoll- Marrëveshjen mes Qeverisë Shqiptare e Qeverisë Turke, por dhe nga kryeministri Edi Rama, shumë herë është deklaruar se spitali “Memorial” në Fier është pasuri shtetërore; mirëpo kryeministri ka nisur ta trajtojë sikur ky spital i është bërë dhuratë private atij. Konkretisht, në Ligjin nr. 23/2021, datë 22 shkurt 2021, pas votimit në parlament, tinëz është shtuar kjo klauzolë: – Pasuria e dhuruar dhe të drejtat e përdorimit të këtij spitali, mund të transferohen nga Pala Shqiptare te një palë e tretë, vetëm me miratimin paraprak të Palës Turke. Pra, qeveria vërtetë e ka në pronësi spitalin turk “Memorial” të Fierit, por me marifet ligjor i paska dhënë të drejtë kryeministrit e ministrit të shëndetësisë, që t’ia heqin shtetit e t’ia japin privatit, pa përcaktuar nëse do dhurohet meqë është dhuratë, ose do shitet a jepet me qira! Thuhet se tjetërsimi i pronësisë apo të drejtës së përdorimit të spitalit, do bëhet me miratimin paraprak të Qeverisë Turke; d.m.th., mes kryeministrit Edi Rama e presidentit Tayip Erdogan, me të cilin Babloku ka bërë shumë pazare të pista ekonomike e diplomatike në Shqipëri. Së pari, ky spital është pasuri e shtetit shqiptar, e nuk mund të urdhërojë dhuruesi, se si do veprohet me të; së dyti, nuk lejohet shitja apo dhënia me qira e objekteve shëndetësore të shtetit. Shenjën e dytë për grabitjen e spitalit “Memorial”-Fier, nga miqtë dhe klientët e tij privatë, kryeministri Edi Rama e ka dhënë me Vendim Nr. 687, datë 26.10.2022, për kalimin e këtij spitali në autonomi menaxheriale për 2 vite. Shenja e tretë, është shfuqizimi i Vendimit nr. 175, datë 17.3.2021 të Qeverisë, me objekt: “Ngritjen, organizimin dhe funksionimin e Spitalit Rajonal “Memorial” në Fier, si projekt pilot”; ndërsa ministrja Ogerta Manastirliu, do ta pajisë spitalin me “Kartë Autonomie” më 1 janar 2023, ndërkohë që spitalet rajonale “Pilot”, i pajis vetëm OBSH me status “Autonom”. FAKT/ Sinjali për grabitjen e spitalit “Memorial” në Fier, u dha para 1 muaji nga mashtruesi Sinan Idrizi, pronari i avionit Charter të Edi Ramës dhe sekser e maskë e tij në shumë pazare, i cili deklaroi se ka financuar shkollimin e 118 mjekëve të rinj në Universitetin Teknik Mjekësor Turk, të cilët do shërbejnë në një qendër mjekësore në Shqipëri.

Pamfleti