Tani, ne vijmë në fillimin e betejës. Vijmë në fillimin e betejës, sepse shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri, por kudo që janë presin nga PD-ja, opozita shqiptare, shpëtimin nga kjo klikë, nga ky njeri, i cili ka vendosur monizmin më të shëmtuar në Shqipëri.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar një mbledhje në selinë blu me kryetarët e degëve të PD në Tiranë. Kryedemokrati tha se PD ka hyrë në fushën e betejës. Sipas tij të gjithë shqiptarët kërkojnë shpëtimin nga klika që qeveris vendin. “Ne sot kemi hyrë në fushën e betejës. Duhet të kuptohemi. Të gjitha përpjekjet tona të deritanishme kanë qenë përpjekje për t’u ngritur në këmbë, për të dëshmuar veten tonë si opozitë e vërtetë, si PD e rithemeluar. Tani, ne vijmë në fillimin e betejës. Vijmë në fillimin e betejës, sepse shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri, por kudo që janë presin nga PD-ja, opozita shqiptare, shpëtimin nga kjo klikë, nga ky njeri i cili ka vendosur monizmin më të shëmtuar në Shqipëri. Monizmi i tij sot qëndron në rrafshin e shtetit ligjor, disa shkallë më poshtë se monizmi në Vietnamin socialist në të cilin Partia Komuniste është forcë udhëheqëse hegjemone me kushtetutë. Që Edi Rama duhet të largohet nga pushteti e kanë thënë mijëra herë shqiptarët, por tani ka ardhur koha që ta shndërrojmë në realitet këtë moto. Nuk mund të qëndrojë në pushtet një kryeministër, që fluturon, udhëton me çarter 137 herë, dy herë më shumë se presidenti i vendit më të fuqishëm në botë dhe u thotë qytetarëve të shtetit të vet sikur të ishin dele, se unë e bëj për të promovuar avionin e ‘Air Albania’, paçka se avioni çarter ka koston, nga 100 deri në 300 mijë dollarë. Dhe u thotë pastaj, se kjo më kushton sa gjysma e biletës biznes klas. Nuk ka njeri në botë që të tallet me qytetarët e vet, siç tallet ky. Nuk ka, nuk mund të ndodhë.”-tha Berisha.
Koha thërret demokratët sot më shumë se kurrë që të ngrihen në betëjën për liri në 12 nëntor në protestën më të fuqishme që ka parë vendi. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një mbledhje në selinë blu me kryetarët e degëve të PD në Tiranë. Sali Berisha deklaroi se qeveria e Ramës po largon edhe mësimdhënësit nga Shqipëria, ndërsa shtoi se shoferi i FSHZH paguhet katër herë më shumë se një pedagog. “Urdhëroni se ç’bën me pedagogët, e diskutuam edhe në një mbledhje tjetër. Paguan shoferin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, 4 herë më shumë se një pedagog. Kjo është e qëllishme, si të largojmë edhe këta mësimdhënës nga Shqipëria dhe të mbyllim universitetet, t’i shuajmë. Ky po krijon pasuri përrallore për veten e tij. A e dini ju se sot në Shqipëri nuk jepet një leje ndërtimi me sipërfaqe më shumë se 200 metra pa firmën e kryeministrit. Ju garantoj se një centralizëm i tillë nuk ka ekzistuar kurrë edhe në diktaturën më të egër që ka pasur Europa dhe ka qenë ajo e Enver Hoxhës. Kjo është vetëm si të vjelësh ryshfete në të 4 anët e Shqipërisë. Ky njeri ka tejkaluar, ligje, kushtetutë, norma morale dhe çdo gjë. Ky njeri i ka bërë shqiptarët të huaj në vendin e tyre. I thoshte nxënësi në Kolonjë, shkollën e meremetove, por brenda bankat janë si janë, sepse vetë udhëton me çarter. Internet nuk kemi, sepse blihen instilacione 4 milionë. A mundet një njeri të tallet me një popull në këtë mënyrë, nuk mundet. E them edhe njëherë, tani jemi në betejë dhe secili demokrat e demokrate, duhet ta konsiderojë se ne jemi në betejë.”-tha Berisha. Dialogu i nisur prej pak javësh ka dështuar dhe grupi që mbështet Enkelejd Alibeaj ka vendosur të dalin me kandidatët e tyre në zgjedhjet lokale. Në njoftimin për shtyp, grupi i Alibeajt bën me dije se bisedimet mes Berishën nuk kanë qenë ‘pa kushte’ dhe se pavarësisht zotimit publik për të dalë me një kandidat në 14 maj të vitit 2023, ka prevaluar interesi dhe kushti për të njohur “Statutin” e 11 Dhjetorit, për rrjedhojë dhe Sali Berishën si kryetar të PD-së, gjë që nuk është pranuar.


















