Lëvizte me pistoletë, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

227
Sigal

Një adoleshent në Durrës është arrestuar pasi është kapur nga policia duke lëvizur me armë me vete. I arrestuari është R. G., 19 vjeç, banues në Fllakë.

I riu u ndalua nga policia në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënvlashit”, dhe gjatë kontrollit fizik atij ju gjet një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu, njoftohet se në pranga është vënë 32-vjeçari D. K., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke vjedhur biçikletën e D. B.