Gjermania në karantinë, ambasada shqiptare në Berlin jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

198
Sigal

Ambasada shqiptare në Gjermani përmes një njoftimi publik, ka bërë me dije se do të pezullohen të gjitha shërbimet konsullore prej datës 16 Dhjetor deri më 10 Janar.

Ky vendim vjen si pasojë e planit të qeverisë gjermane për mbylljen e plotë të gjithë vemprimtarisë të subjekteve private dhe institucioneve publike me qëllim frenimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Ambasada shqiptare bën me dije se janë trajtuar të gjitha aplikimet e bëra deri më 16 Dhjetor, ndërsa për sa i përket aplikimeve online pas kësaj date, shtetasve do t’u lihet takim pas 10 Janarit.

Njoftimi i Ambasadës:

Njoftim i rëndësishëm për shtetasit shqiptar që jetojnë në Gjermani!

Në zbatim të vendimit të marrë nga Qeveria Gjermane për mbylljen e plotë të të gjithë veprimtarisë së subjekteve private dhe të institucioneve shtetërore, ju njoftojmë se nga data 16 dhjetor 2020 deri 10 janar 2021, Sektori Konsullor i Ambasadës së RSH në Berlin pezullon të gjitha takimet dhe shërbimet konsullore.

Ambasada në Berlin ka trajtuar të gjitha aplikimet e bëra deri me datë 15 dhjetor 2020, ndërsa për aplikimet që do të bëhen në platformën SHKO në periudhën 16 dhjetor 2020 deri 10 janar 2021, datat e takimeve do të caktohet pas datës 10 janar 2021, gjithnjë edhe në varësi të vendimeve që do të merren nga shteti Gjerman për periudhën pas datës 10 janar 2021.

Përjashtim do të bëhet vetëm për rastet shumë urgjente (1- leje kalimi për raste urgjente shëndetësore apo familjare dhe 2-) për lëshim vërtetimi për transport trupi.

Shtetasit shqiptar të cilëve u është caktuar nga institucionet gjermane largimi nga Gjermania në periudhën 16 dhjetor 2020 deri 10 janar 2021 e që nuk kanë dokument udhëtimi të vlefshëm duhet të kërkojnë vetë te pala gjermane shtyrjen e afatit pas datës 11 janar 2021.

Nëse pala gjermane refuzon njoftoni me email ambasadën te adresa emailit: [email protected] , dhe më pas rasti vlerësohet nga ambasada për trajtim të mëtejshëm.

Duke ju falendënderuar për mirëkuptimin ju urojmë shëndet ju dhe familjeve tuaja!

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin, Gjermani.