Vdes babai i 17 vjeçarit që u ekzekutua sot në Klos, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve

148
Sigal

Ka ndërruar jetë, Englantin Hasula, babai i 17 vjeçarit, Danjel Hasula i cili u ekzekutua ditën e sotme. Mësohet se i ati i të miturit, trupi i të cilit ende ndodhet në trotuar, nuk arriti t’u rezistonte plagëve të marra dhe si pasojë ndërroi jetë, duke e çuar në dy numrin e viktimave.

Ndërkohë mësohet se të plagosur nga të shtënat me armë kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të cilët po mjekohen në spital. Më herët u bë me dije se të shtënat me armë kishin ardhur pas degradimit të konfliktit mes dy fiseve, Hasula dhe Mjeshtri.

Policia është vënë në kërkim të autorit B.Mjeshtri i cili është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.