Qyteti i Klosit është tronditur mesditën e sotme, pasi një 17 vjeçar është vrarë me armë zjarri, ndërsa të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve edhe babai i viktimës.
Të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Burrelit, ndërsa thuhet se babai i viktimës është në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në mes të qytetit, në afërsi të një lokali, ndërsa në momentin e ngjarjes ka pasur shumë kalimtar pranë skenës së krimit.
konflikti ka ndodhur mes dy fiseve, Mjeshtri dhe Hasula, një konflikt ky që thuhet se ka qenë i vazhdueshëm.
Pritet reagimi zyrtar i policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arsyes së kësaj tragjedie të rëndë që i mori jetën një të riu dhe la të plagosur disa persona të tjerë.




















