Bilanci i fundit/ 407 mijë persona të infektuar dhe 18 mijë viktima nga koronavirusi në të gjithë botën

354
Sigal

Shifrat e ditës së sotme, në nivel global tregojnë se numri i të infektuarve është 407 670. Viktima janë 18 250. Të shëruar janë 104 686, sipas shifrave më të fundit të universitetit amerikan “Johns Hopkins”.

Numri të infektuarve në Shqipëri ka arritur shifrën 123. Numri i viktimave është 5. Numri i të shëruarve është 10.

Në Itali, situata vazhdon të jetë e rënduar. Numri të infektuarve është 69 176 persona, ndërkohë numri i viktimave është 6 820. Numri i personave të shëruar është 8326.

Në Gjermani numri të infektuarve ka arritur shifrën 31 991 individë. Numri i viktimave është 149 dhe numri i personave të shëruar 749.

Në Francë, numri të infektuarve ka arritur shifrën 19 856 individë, ndërkohë që numri i viktimave është 860. Janë shëruar ndërkohë vetëm 2 200 vetë.

Në SHBA, numri të infektuarve ka arritur shifrën 49 594 individë. Numri i viktimave është 622. Janë shëruar vetëm 361 Persona.

Në Spanjë, numri i të infektuarve është 39 676. Viktima janë 2800 dhe të shëruar janë 3794.