Policia u alarmua për bombë në Portin e Durrësit, por në çantë kishte raki

61
Sigal

Një alarm për bombë në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit ka “ngritur në këmbë” autoritetet, por ka përfunduar me të qeshura. Çanta e zezë, e lënë në mes të portit, ka alarmuar pasagjerë dhe uniformat e Policisë së Shtetit, të cilët menjëherë nisën aksionin për të kontrolluar se çfarë kishte brenda.

Pas verifikimeve ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga një pasagjer dhe brenda kishte raki. Pra një “bombë” në fushën e pijeve alkoolike, por pa asnjë problem për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga porti i Durrësit.

Në vendngjarje shkuan forcat xheniere, zjarrfikëset dhe autoambulanca, por siç duket nuk ishin të nevojshme pasi çanta i përkiste thjesht një pasagjeri që harron shpejt.