LAJM I FUNDIT/ Gjendet e vdekur një grua në Vlorë

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 05.04.2022, rreth orës 16:50, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në një barakë, është konstatuar pa shenja jete, një shtetase rreth 60 vjeçe, e seksit femër e pa identifikuar.

NOA

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kësaj shtetaseje.