Varianti i ri i Covid Omicron BA.2 në Shqipëri, imptomat e sëmundjes

220
Sigal

Quhet Omicron BA.2 dhe sipas të dhënave nga ISHP prej disa orësh është konfirmuar edhe në vendin tonë.

Të dhënat mbi këtë variant u sollën nga analizat e posaçme nga laboratorët në Gjërmani.

Sipas ekspertëve ky variant gjendet tashmë në disa rrethe të vendit megjithëse Omicron-i fillestar mbetet dominues.

Vala e madhe e Omicron BA.2 pritet të shfaqet në javët në vijim sidomos në qytetet e mëdha.

Si ta njihni Omicron BA.2?

Ky lloj i ri i Covid-19 ka një numër të vogël simptomash që nisin me kollë, lodhje, të vjella, diarre, probleme me stomakun, tretjen dhe sekrecione.

Një tjetër simptomë më e rrallë sipas raportimeve të pacientëve është edhe marramendja.

Megjithëse simptomat mund të jenë të ndryshme nga njëri person në tjetrin, sipas ekspertëve nuk janë shumë të ndryshme nga ato të gripit.

Sipas tyre për të parë vërtetë fuqinë e këtij varianti do duhet të presim edhe disa javë.

Për shkak se në disa raste pacientët zhvillojnë komplikacione vetëm disa javë pas infektimit dhe jo menjëherë.

A mund të infektoheni?

Sipas të dhënave ky variant është 30% më infektues se të tjerët  ndonëse në vendin tonë ka nisur të ketë një rritje të lehtë të infektimeve.

Gjithashtu është rritur edhe numri i të shtruarve në spitale.

Ekspertët sugjerojnë respektimin e masave mbrojtëse për të mbajtur larg virusin.