Tornado në Lushnje/ Rrëzohen disa shtylla dhe pemë (VIDEO)

427
Sigal

Një fenomen i pa hasur më parë në vendin tonë ka ndodhur në qytetin e Luhnjes, më saktësisht në fshatin Çermë. Një tornado e fuqishme ka prekur thuajse të gjithë zonën duke marrë përpara thuajse çdo gjë.

Si pasojë e kësaj tornadoje, janë djegur shumë pemë dhe janë rrëzuar një numër i konsiderueshëm shtyllash elektrike. Sipas dëshmitarëve, shtellunga e resë, shoqëruar dhe me oshëtima zhurmuese, fillimisht është shfaqur në tokat bujqësore dhe vreshta, duke djegur çdo gjë që ka prekur.