LAJM I FUNDIT/ ‘Breshëri’ plumbash drejt një makine në ecje, policia rrethon zonën në Elbasan

150
Sigal

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan janë shënuar sot pranë fshatit Paper.

Mësohet se është qëlluar drejt një automjeti në levizje, dhe raportohet se deri më tani nuk ka asnjë person të lënduar. Burime bëjnë me dije se makina e shënjestruar është larguar nga vendi dhe se policia ka rrethuar zonën.

Në vendngjarje ka gëzhoja dhe xhama të thyer, ndërsa Policia e Elbasanit ka ngritur postoblloqe në hyrje të qytetit në Bradashesh.