I shkaktuan dëm shtetit nga mashtrimi me TVSH, 5 biznesmenë të arrestuar, 6 në kërkim

623
5 biznesmenë janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim në Tiranë, pasi akuzohen se kanë krijuar një skemë mashtruese me TVSH-në duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 9 milionë dollarësh.
Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorit Ndini Tavani ka vendosur 11 masa arresti në mungesë, 5 prej të cilave janë ekzekutuar nga policia e Tiranës.
Biznesmenët e arrestuar lëshonin fatura fiktive dhe janë nga fusha të ndryshme. Mësohet se nën hetim janë vendosur dhjetëra subjekte që dyshohet se kanë falsifikuar faturat e TVSH-së.
Burime bëjnë me dije se në sitën e hetimit janë rreth 50 biznesmenë të dyshuar se mashtronin me TVSH-në.
Sigal