Kapen “mat” dy të rinjtë shqiptarë në Gjermani, ja çfarë iu gjet në çanta

487
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë gjermane në Hamburg pasi akuzohen si grabitësit e dyqaneve të farmacive në këtë qytet.
Të rinjtë shqiptarë, 25 dhe 26 vjeç, u zbuluan nga menaxheri i tre prej farmacive ku janë kryer vjedhjet. Sapo ka zbuluar grabitjen, policia gjermane i është vënë pas të rinjve shqiptarë në përpjekje për t’u larguar nga vendngjarja.
Pas arrestimit të shqiptarëve u janë sekuestruar edhe çantat e mbushura me mallin e vjedhur.
Por ajo që u ka bërë habi dhe ka shkaktuar zhurmë në mediat gjermane është fakti se çantat e shqiptarëve ishin mbushur me pluhur qumështi që kishte vlerë prej 390 eurosh.
Malli i grabitur i është kthyer pronarëve të farmacive ndërsa tre të rinjtë janë prangosur menjëherë nga policia.
Gjatë kontrollit që i është bërë shqiptarit 25-vjeçar, tek ai është gjetur një thikë xhepi e cila i është konfiskuar. Që të tre të arrestuarit dyshohet se kanë qëndruar ilegalisht në Gjermani.