Arrestimet e SPAK për inceneratorët/ Mërtiri: ‘Peshq’ të mëdhenj? As cironkat nuk kanë rënë në rrjetë. Lubonja: Mos gënjeni shqiptarët me Alqi Bllakon

181
Sigal

Veprimet e fundit të SPAK, e cila arrestoi disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë për abuzime me inceneratorët, ku pritet edhe ekzekutimi i masës së arrestit edhe për ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako, padyshim që është kryefjala e diskutimit ditët e fundit.

Analistët Fatos Lubonja dhe Ergys Mërtiri kanë komentuar në një studio zhvillimet e fundit të SPAK dhe atë çka pritet të ndodhë në sistemin e drejtësisë. Gjatë fjalës së tij Mërtiri tha se prej vitesh u përfol për arrestimin e ‘peshqve të mëdhenj’, por që në fakt sipas tij nuk janë arrestuar as cironka. Mes të tjerash ai tha se një lloj kërcënimi nga ana e ndërkombëtarëve, i bën mirë politikës shqiptare dhe sistemit të drejtësisë.

“Mendoj që drejtësia do ndihet e detyruar që të bëjë disa gjëra që të justifikojë zhurmën e bërë. Ky projekt është shitur si diçka e madhe që do ndryshojë politikën e madhe. Njerëzit presin produktin e kësaj. kemi parasysh ambasadori Lu që parashikoi në 2017 që do të kapeshin peshqit e mëdhenj. Jo peshq, por as cironkat nuk kanë rënë. Kjo gjë nuk do ishte pa presionin e ndërkombëtarëve. Ambasada e SHBA ka qenë prezentë në gjyqet e zhvilluara, kjo tregon se çfarë vendi jemi ne. Gjyqet zhvillohen nën presionin e perandorisë, por kjo është Shqipëria. Nëse këtu do të mund të funksionojë ky kërcënim, që i bën mirë vendit. Nuk ka politikanë të mirë apo të këqij, por presoni i bën ata të përgjegjshëm. Diçka pozitive e ka ky mjet presioni.”, pohoi Mërtiri.

Ndërkohë, Lubonja tha se vendi ynë ka nevojë për autoritet dhe jo presion nga ndërkombëtarët.

“Jam dakord se ky aksion është bërë me presion, por me logjikën; shyqyr që janë ata (SHBA) se do ishim më keq, por ndoshta do kishim pasur më shumë përpjekje nga shqiptarët. Kjo përpjekja e të huajve që thonë; hapni komisionin e inceneratorëve, ka një anë infantile, ne nuk rritemi. Kjo nuk është drejtësi e pavarur, por ka nevojë për një autoritet, që nuk është drejtësi, për të bërë show dhe për të mbuluar dështimet. Kur ndërkombëtarët, siç kemi parë amerikanët, kanë ca interesa të tjera gjeo-strategjike më të rëndësishme. Ne nuk jemi rritur vetë për të qenë të zot të vetes tonë, bëjmë një show, por në thelb ata po mbështesin një regjim. Këtu lind problemi i opozitës tonë. Kishim një opozitë para ca kohësh, se tani kemi 3, e cila ankohej për reformën në drejtësi, tani është argumenti; që shyqyr që janë ata. Komisioni Eurpian ka kritikuar reformën në drejtësi të Polonisë, si kapje nga ekzekutivi, me probleme të mëdha, etj. Tani ndodh një situatë tjetër, që me emigrantët që solli Bjellorusia dhe që kërcënon Europën. Në këtë aspekt duhet t’i mëshohet më shumë rritjes tonë me vështirësitë tona. Por duhet të bëhet rezistencë dhe t’u thuhet; mos gënjeni shqiptarët me Alqi Bllakon.”, tha Lubonja.