Ish Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti: Aprovohet fondi grant i BE prej 93 mln euro, rezultat i punës së palodhur të LSI

439
Ish ministri i Bujqësisë z. Edmond Panariti konfirmoi akreditimin e strukturës menaxhuese të fondeve të BE për bujqësinë tonë.
Panariti me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka theksuar se ky konfirmim nga ana e BR vjen nga puna e palodhshme e LSI-së edhe pse në kushte të vështira.
“DG Agri ne Bruksel, konfirmoi akreditimin e struktures menaxhuese te fondeve te BE per bujqesine tone. Padyshim rezultati i merituar i nje pune te pa lodhur dhe te jashtezakoneshme te stafit politik dhe teknik te Ministrise se Bujqesise ne drejtimin e LSI, ne kushte te veshtira. Sigurisht ne politike dhe sidomos ne ate shqiptare, funksionon aforizmi bujqësor :”Une mbjell, ti mbjell por ai korr” por përtej kësaj, me i rendesishem mbetet fakti se fermeret dhe agrobiznesi perfitojne fondin Grant te BE prej 93 milion euro, te arritur dhe nenshkruar gjate drejtimit tone dhe qe tashme leviz dhe livrohet per fermeret dhe agroperpunimin ne shinat e sigurta te akreditimit.”

Sigal