Blendi Fevziu “hap krahun” kundër Lulzim Bashës: Është një kufomë politike

209
Sigal

Blendi Fevziu u shpreh se Lulzim Basha mund të konsiderohet një kufomë politike, gjatë një interviste.

Ndërsa solli shembullin e Albin Kurtit i cili u largua nga politika dhe pas 8 muajsh shkëputje u rikthye fitues, gazetari tha se ky nuk mund të ishte rasti i Bashës.

“Lulzim Basha praktikisht ishte një aset i Partisë Demokratike dhe mbetet një aset qeverisës. Mund të jetë një ministër shumë i mirë në nivele të caktuara. Lulzim Basha dëshmoi dy defekte të mëdha, e para që nuk pati stop politik dhe e dyta që shpërdoroi të gjitha mundësitë e tij,” – u shpreh Fevziu.

Sipas gazetarit, më 25 prill të gjithë faktorët e shoqërisë shqiptare u vunë në funksion të tij. Jo për Bashën kryeministër, por për të mundur Edi Ramën. Pavarësisht kësaj ai nuk mundi të fitonte.