Të shtënat me armë në Elbasan, gjendet e braktisur BMW me goma të shpuara e targa të vjedhura (Pamjet nga vendngjarja)

152
Sigal

Të shtënat me armë në Elbasan, gjendet e braktisur BMW me goma të shpuara e targa të vjedhura

Elbasan/ Informacion Paraprak

Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, tek kryqëzimi i Urës së Zezë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Pak metra më poshtë vendit ku janë dëgjuar të shtënat është gjendur i braktisur mjeti tip B.M.W, ngjyrë e zezë, me xhama të thyer e goma të shpuara, si dhe targat janë deklaruar  të vjedhura në Durrës më datë 18.04.2021. Mjeti është i braktisur.

Deri më tani nuk kemi të dhëna për dëme në njerëz.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën si dhe po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.