Sigal

Dy fëmijë kanë humbur jetën pasi janë shtypur nga një tren ndërsa po kalonin binarët për të shkuar në det bashkë me nënën e tyre në Brancaleone, në Reggino. Gruaja, 49 vjeçe që gjithashtu është shtypur nga një vagon i trenit është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital.

Dy fëmijët, një djalë dhe një vajzë ishin 12 dhe 6 vjeç dhe jetonin në Milano. Ata ndodheshin në Kalabri me pushime.

Sipas dëshmive, nëna me dy fëmijët nuk e kanë kuptuar që po vinte treni. Gruaja, e ndarë nga bashkëshorti me të cilin kishte dy fëmijë ishte një shtëpiake. Kishte ardhur në Brancaleone bashkë me fëmijët dhe bashkëjetuesin, i cili ishte vendas dhe punonte si mësues.