Kur ”VIÇAT” shkëmbejnë mesazhe….

308
Sigal

Nga Adriatik R. Dosti

Do të isha i pa drejtë dhe rracist e cinik nëse Sinisha Mihajllovicin do ta gjykoja  vetëm përmes njërës anë të medaljes …atë të antishqiptarit të tërbuar e nacionalistit extrem e të rrezikshëm serb apo edhe mikut të ngushtë të kriminelëve e kasapëve sadistë të Ballkanit …Millosheviç, Mlladiç,  Karaxhiç , Sheshel , Arkan , Vuçiç etj etj … Po kështu nuk do të ishte aspak njerëzore nëse duke përzjerë kaq pisët sportin me politikën  të lusja fjala vjen një shëndet të përkeqësuar të tij apo qoftë edhe vdekjen e tij sikurse ka bërë shpesh ai vetë në deklaratat e tij publike kundër bashkëkombësve të mi të Kosovës … Une di ta dalloj e ta ndaj fort mirë Mihajlloviçin si një nga futbollistët më të mirë serb të viteve 90 si në Serbi po ashtu edhe në Europë  e kudo që ai luajti e shkëlqeu me talentin e tij të spikatur tek Crvena Zvezda , Roma, Lacio, Sampdoria etj …po kështu edhe si një ndër nacionalistët e egër dhe extrem që e perzjeu karrierën e tij brilante sportive shumë pisët me politikën kriminale të vendit të tij duke humbur goxha reputacion brenda por edhe jashtë ambienteve sportive….

Libri i Sinisa Mihajlovicit

Është po ky Mihajlloviç që organizoi protestat e fuqishme të komunitetit serb në Romë përpara Ambasadave të USA e Anglisë duke kërkuar dhunshëm ndalimin e bombardimeve të NATO-s në ish Jugosllavi…është po ky Sinisha që sponsorizoi striccionet nacionaliste serbe në shkallët e stadiumit të Romës në të cilat shkruhej …vdekje shqiptarëve….Kosova është Serbi…ndaloni bombat mbi Beograd etj etj … Sikurse është po ky Mihajlloviç që gjatë kohës që Nato bombardonte me të drejtë vendin e tij agresor …në mënyrë  demonstrative e në formë proteste të hapur publike luante në çdo ndeshje me shirit të zi në krah…. Nuk ka asgje të keqe të mbrosh e ti dalësh në krah vendit e popullit tënd përkundrazi është patriotizëm që meriton kurdoherë respekt …por ti dalësh në krah e të mbrosh krimin, sadizmin, barbarinë….vrasjen e fëmijëve e pleqve, përdhunimet shtazarake, djegjet, vjedhjet, grabitjet, plaçkitjet masakrat masive , genocidin e shovinizmin në mes të Europës së shekullit të 20 …kundër një vendi e një popullsie krejtësisht të pa fajshme e të pa mbrojtur …siç bëri më së shumti Mihajlloviçi….kjo është tërësisht e pa pranueshme e pa falëshme , e pa tolerueshme dhe krejtësisht e dënueshme… nga çdo lloj llogjike e këndvështrimi… Ndaj në këtë aspekt, nën këtë llogjike e në këtë këndveshtrim …mesazhi i kryeministrit shqiptar Edi Rama dërguar serbit ultra nacionalist e antishqiptar Sinisha Mihajlloviç është thjesht neveritës e shumë poshtërues për ne shqiptarët si komb e si popull… …Numrin tënd ma dha një miku ynë i përbashkët…Aleksandër Vuçiç …i shkruan Rama – Sinishës në mesazhin e tij të cilin e bëri publik vetë ish futbollisti serb në promovimin e librit të tij autobiografik… …Une gjithmone kam qenë një adhurues i madh i yti …edhe atëherë kur luaje tek Sampdoria e të madhit Vujadin Boshkov…[upssss ja ku na doli edhe nje tjeter serb i adhuruar prej Ramës sonë gjakprishur…]… Dhe në fund …fjalia mbyllëse e mesazhit që kryeministri shqiptar i dërgon Mihajllovicit është i thellë e tronditës vertet teksa i shkruan se…ky mesazhi im Sinisha nuk është për të të mërzitur ty e nuk është një lloj mesazhi rutine që tipat kokëfortë si ty nuk i durojnë dot….por është një mesazh i admirimit tim Antik për TY [?????]….

Pra paska edhe Anticitet e rrënjë shumë të thella miqësia e adhurimi i gjakprishurit Rama me kriminelët serbë e me shtetin më kriminal në Ballkan ……. Parë në një këndvështrim tjetër …edhe disa prej yjeve të tjerë të sportit serb me famë ndërkombëtare kanë ndjekur të njejtën rrugë në mbështetje e në përkrahje publike të nacionalizmit extrem kriminal të vendit e të politikës së tyre …duke fyer rëndë shqiptarët, kroatët e boshnjakët që duket se nuk u ngopën që i lanë në gjak por kërkojnë tashmë edhe ti poshtërojnë e përdhosin deri edhe në historinë e tyre kombëtare. Të njëjtën gjë si Mihajlloviçi kanë bërë më parë edhe Dragan Xhaiçi i famshëm që sot ka fituar pothuajse urrejtjen e të gjithëve madje edhe nga brenda Serbisë së tij…po kështu ka vepruar edhe Vllade Divaci që luante këtu në USA në NBA e famshëm derisa shtypi e media amerikane e pyeti nje dite publikisht se…Vllade je këtu për të luajtur e per te bere kosha apo per te ndaluar bombat e raketat e Natos kundër vendit tënd…nëse është kështu …ik vishu ushtar e shko në luftë …turp për ty që po mbron një rregjim kriminal… Ndërkohë njihet botërisht edhe tenisti i famshëm serb prej Mitrovice…Novak Gjokoviç për qëndrimet e deklaratat e tij kontraversale e tërësisht Ustashe , ultranacionaliste e antishqiptare aq sa në Melburn dy vjet më parë desh e pësoi keq falë kokëtrashësisë së tij e gojës -çorape që duket se do ta marrë në qafë pasi si shumë po i ngatërron Raketat e tenisit me Raketat e luftës… Ndaj dhe tek lexoja mesazhin e Ramës per Mihajlloviçin mu duk njësoj si deri dje teksa shihja në tv ato turmat agresive serbe që protestonin para gjykatës në Hagë për lirimin e pafajsinë e Millosheviçit e që kërkonin edhe lirimin e Mlladiçit, Karaxhiçit e Sheshelit…

Mu duk njëlloj si ata tifozët e pa numërt në stadiumin e Beogradit që ende vazhdojnë të veshin bluza ku është e stampuar fytyra e kriminelit të urryer Arkan…. mikut të ngushtë të Mihajlloviçit … Është po ky Edi Rama që pak vite më parë ç’nuk bëri që në ndeshjen e kthimit në Elbasan mes Shqipërisë e Serbisë të kishte më shumë policë se sa tifozë vendas shqiptarë në mënyrë që serbëve të adhuruar të tij të mos ju ndodhte asnjë lloj  provokimi a gjëje e keqe në tokën shqiptare …edhe pse bota vazhdonte të ishte e tronditur nga ato pamje kafshërore që kish parë mbrëmjen e atij 14 tetori të zi të 2014 në stadiumin skëterrë të Beogradit… Madje ishte po ky Ramë që ftoi edhe një grup të rinjsh serbë që të ishin të pranishëm në ndeshjen në fjalë në Elbasan dhe i bëri madje edhe ftesë Aleksandër Vuçiçit të vinte nën kujdesin e mikpritjes së tij …e ta shihnin ndeshjen të dy bashkë.,..

Është po ky Ramë që me harta në dorë e së bashku me Vuçiçin, Thaçin e Batonin ju vërsulën Kosovës si Çakejtë- Presë për ta shqyer, ndarë e coptuar… Është po ky Ramë që vajti në Beograd e u përqafua e u puth me Vuçiçët e kriminelët e antishqiptarët e tjerë të tërbuar reth tij… është po ky Ramë që e priti ish ministrin kriminel të Millosheviçit e sot Presidentin e Serbisë- Vuçiçin me tapet të kuq në mes të Tiranës e më pas drekuan me karkaleca deti e me verë Bolonje në Durrës… Është po ky psikopati e antishqiptari ynë fatkeqësisht kryeministër që na ka nxjerrë bojën e na ka turpëruar e injoruar si komb e si popull kudo që ka shkelur….. herë me brekushe…herë me kollare  me Yll të kuq komunisto-bolshevik …herë me kostum e me atlete …e herë duke i kënduar O Sole Mion kriminelit serb Ivica Daçiç …e herë duke u përqafuar ngrohtësisht e si askush tjetër me Bernabiçin që i quan shqiptaret shpellarë të posa zbritur nga Malet … Është po ky Ramë që u vendosi shqiptarëve Traun ndarës në kufirin e tyre falls shqiptaro-kosovar gjë që nuk do guxonte dot ta bënte as serbi… është po ky Ramë që hodhi në gjyq kryeminstrin e Kosovës Ramush Haradinaj pasi më parë e kishte kërcënuar e shantazhuar të hiqte Taksën kunder Serbisë..,. Është po ky Ramë që kërkon me çdo kusht të nxjerrë serbët në Adriatik ndaj dhe ju premton publikisht një copë port në Durrës … Është po ai Ramë që së bashku me Vuçiçin e Zaevin maqedonas po kërkojnë që përmes Minishengenit të tyre të fandaksur ballkanik, ringjalljen e ish Jugosllavisë në kurriz të Shqipërisë e Kosovës… Është po ky kryeministër i yni palaço e sharlatan që në Vjenë  në menyrën më karagjoze të mundëshme i hipën motorrit të eskortës policore shtetërore austriake që e shoqëron atë si Kryeministër të Shqipërisë ….sikurse po ky Ramë i hipën Çarterit e shkon të ndjekë në Itali ndeshjen e Juventusit të tij të preferuar e si një adoleshent aguri dhe madje zbret edhe në fushë e i kërkon Ronaldos bluzën e tij me autograf ….duke harruar se cili është e çfarë përfaqëson… Është po ai Ramë që argëtohet me fatkeqësine e dy vogëlushëve jetimë shqiptarë që Termeti i la pa prindër e pa shtëpi dhe ai si antinjeri  i lindur që është gjen kohën e bën Show me fatkeqësinë e tyre duke i çuar të takojnë Cristianon e Buffonin… Është po ky lloj palaçoje e sharlatani që Erdoganit i thotë Efharisto e Micotaqit i kthehet me Hejvalla …etj etj …bëma e gjëma të turpëshme të tijat pa fund…

Ndaj mos u çuditni hiç fare që Ramo-Viçi ynë i paska dërguar një mesazh Mihajllo-Viçit serb …përmes numrit që i dha miku i tyre i përbashkët Vuçiçi kriminel ! Çudituni e ndihuni të gjithë në faj për atë se si ka mundësi që një Monstër e tillë antishqiptare ka vite që është e vazhdon të jetë në krye të politikës së atij vendi dhe më keq akoma ka vite që është në krye të shtetit e të qeverisë shqiptare dhe mos o zot sërisht po kërkon edhe një Mandat tjetër për t’ju nxirë edhe më shume se ju ka katranosur e nxirrosur e bërë sterrë e pis sa më s’ka si komb e si popull…