Skandali/Qeveria publikon në Fletoren Zyrtare vendim pa numër dhe datë

92

Qeveria Rama në përpjekje për të mbuluar situatën në të cilën ndodhet vendi ka shpejtuar të publikojë edh evendiet e marra prej saj  këtë të mërkurë.

Në fletoren zyrtare janë botuar disa vendime që mbajnë datën 1 prill 2020 dhe vendime të mëparshme.

Por mes vendimeve që mbajnë datë të publikimit të tij është edh evendimi që ka të bëjë me shkurtimin e pagave të nëpunësve dhe funksionarëve shtetëror si pasojë e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga Covid -19.

Por vendimi I publikuar nga qeveria në fletoren zyrtare nuk mban datë. Ky skandal nuk është I pari me qeverinë e cila publikon vendime pa datë dhe numer, duke hedh hije dyshimi mbi funksionin e tij. Ja se cfarë thotë vendimi I botuar pa datë dhe numër në fletoren zyrtare të datës 1 prill 2020.

Vendimi i plotë

VENDIM Nr._____, datë ______ PËR TRAJTIMIN E PËRKOHSHËM FINANCIAR MUJOR TË DISA FUNKSIONARËVE DHE NËPUNËSVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE, GJATË PERIUDHËS SË GJENDJES SË EPIDEMISË SË SHKAKTUAR NGA COVID-19

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave. Kryeministri, Zëvendëskryeministri dhe ministrat, gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 deri në përfundim të saj, por jo më shumë se tre muaj, përfitojnë pagë mujore neto në masën 50% të pagës mujore neto aktuale.

  1. Nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore, të cilët janë anëtarë të këshillave, të bordeve apo të komisioneve të institucioneve të administratës shtetërore, të institucioneve publike të arsimit të lartë, të njësive të fondeve speciale, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, për periudhën nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, por jo më shumë se tre muaj, nuk e përfitojnë shpërblimin mujor përkatës.
  2. Përjashtohen nga zbatimi i pikës 2, të këtij vendimi, nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore të cilët janë anëtarë të këshillave, bordeve apo komisioneve të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
  3. Në kuptim të këtij vendimi, institucione të administratës shtetërore janë ato të përcaktuara sipas ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”.
  4. Institucionet përkatëse, sipas pikave 1 dhe 2, të këtij vendimi, të derdhin shumat e papaguara në buxhetin e shtetit, në fondin antiCOVID-19, të miratuar për vitin 2020, në bankën e nivelit të dytë Credins Bank, me numër llogarie në lekë nr.1348338, me IBAN: AL 152121 1016 0000 0000 0134 8338.
  5. Ngarkohen Kryeministria, aparatet e ministrive, ndërmarrjet shtetërore dhe shoqëritë tregtare me kapital mbi 50% shtetëror si dhe institucionet e administratës shtetërore, të cilat, sipas legjislacionit të tyre specifik, kanë këshilla apo borde drejtuese me të drejtë pagese, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.