Themeluesi i Twitter: rrjetet sociale krijojnë varësi

61

Rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook mund të krijojnë varësi. Kjo është pohuar nga vetë themeluesi i njërit prej tyre, Jack Dorsey.

Dorsye i bëri këto komente gjatë seancës dëgjimore përpara Komitetit të Gjyqësorit të Senatit, në fokusin e të cilës ishin çështjet e menaxhimit të përmbajtjes dhe zgjedhjet për këtë vit nga dy drejtuesit e platformave më të mëdha sociale në botë.

Dorsey dhe drejtuesi i Facebook, Mark Zuckerberg u morën në pyetje nga senatori Lindsey Graham, i cili deshi të dinte nëse rrjetet që ata kanë ngritur kanë aftësinë të krijojnë varësi për përdoruesit. Zuckerberg iu shmang një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke argumentuar se për diçka të tillë nuk ka ende një konkluzion të saktë. Por Dorsey beson të kundërtën.

“Unë mendoj se, si çdo gjë tjetër, edhe këto mjete mund të krijojnë varësi,” tha ai. “Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë, ta pranojmë dhe të sigurohemi që po i bëjmë klientët tanë të ndërgjegjshëm për modelet më të mira të përdorimit. Sa më shumë informacion aq më mirë këtu”, theksoi ai.

Zuckerberg ka deklaruar nga ana tjetër se nuk ka parë ndonjë kërkim të brendshëm që të theksojë se Facebook krijon varësi tek përdoruesit.

“Për çfarë kam parë, kjo nuk është përfshirëse dhe pjesa më e madhe e kërkimeve tregojnë se shumica e njerëzve nuk perceptojnë dhe nuk kanë përjetuar këto shërbime sikur krijojnë varësi. Por, mendoj se njerëzve duhet t’u jepen mjete kontrolli për t’i ndihmuar ata të menaxhojnë përvojat e tyre, dhe kjo është dicka ku jemi shumë të fokusuar”.