Kthjellime dhe vranësira, temperatura deri në 13°C, parashikimi i motit

174
Sigal

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat verilindore.

Ndërsa në orët në vijim pritet që vranësirat gradualisht të shfaqen në të gjithë vendin tonë, ku në zona të izoluara të Shqipërisë vranësirat do të mund të sjellin reshje të pakta dhe të papërfillshme.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.