Boksieri i njohur vr*t ish-gruan e tij teksa ajo po pinte kafe, ja mesazhi i fundit i saj

235
Sigal

Një boksier i mirënjohur është autori i ngjarjes së përgjakshme të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në një kafene në Selanik.

Ky është Leontis Vorrias i cili pasi qëlloi me armë ish-partneren më pas i dha fund jetës së tij.

Gruaja fatkeqe, pak para se të plagosej nga ish-partneri, kishte postuar një imazh në rrjetet sociale ku shkruante si më poshtë: “Mësoni si të kaloni mirë pa pirë pije. Flisni pa celular. Të ëndërroni pa drogë. Të buzëqeshësh pa bërë selfie dhe të duash pa egoizëm”.

Bëhet e ditur se gruaja kishte bërë masa sigurie ndaj boksierit ndërsa në periudhën para se të ndaheshin ata të dy kishin pasur zënka të shpeshta.

“Ata ishin divorcuar së fundmi dhe që nga ajo kohë ai e ka kërcënuar shpesh dhe madje ka deklaruar se do ta vriste”-tha nëna e viktimës.