Kthjellime dhe temperatura në rënie, parashikimi i motit për sot

87
Sigal

Dita e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim kryesisht të thata dhe më të freskëta. Kjo vjen si pasojë e tërheqjes graduale të Anticiklonit të Azoreve dhe atij Afrikan si dhe depërtimet më të shpeshta të qëndrave ciklonare me origjinë veriore.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët për pjesën më të madhe të ditës por në orët e mesditës dhe pasdites nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore – malore të vendit. Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 32 °C,

në vendet e ulëta: 20 / 34 °C,

në vendet malore: 13 / 28 °C.