Krujë/ Kërkohej për plagosjen e një personi, arrestohet 35-vjeçari

104
Sigal

Policia e Krujës ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili dyshohet se ka kanosur dhe goditur me sende të forta, një shtetas.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2021. Mësohet se i ndaluari posedonte në kohën kur kreu plagosjen, një armë zjarri, pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, mbështetur dhe nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një të kërkuari, ndaluan shtetasin G. K., 35 vjeç, banues në Bubq, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Në vitin 2021, në një lokal në Fushë Krujë, 35-vjeçari, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një shtetas tjetër.

Gjithashtu, nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas, në kohën kur ka kryer plagosjen, posedonte pa leje, një armë zjarri”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.