Kreu i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda bën ‘rrush e kumbulla’ fondet, blen prona 1 mld lekë dhe merr kredi 250 mijë euro

190

Megjithëse i ngrirë nga Gjykata, Nikoll Deda bën blerje mbi 1 miliard lekë prona në emër të Urdhrit të Stomatologut.  Merr kredi 250 000 euro, rrit paga e shpërblime mbi 20% (ku thjeshtë për dijeni rrogat i varion nga 1.7 milionë në 2.5 mln lekë rroga e Presidentit).

Sigal

 

Emisioni “Stop” që nga 2016 ka investiguar dhe bërë publike fakte se si Urdhri i Stomatologut me President Nikoll Deda e me një pjesë të stafit të tij kanë abuzuar në shumë drejtime kryesisht me abuzime financiare e falsifikim vendimesh.

Në vitin 2021 “Stop” provoi me zë e figurë që dhe në zgjedhjet e mandatit të dytë u falsifikuan dhe paracaktuan të gjithë të zgjedhurit, provat e pakundërshtueshme, të cilat Gjykata Administrative Tiranë i vlerësoi totalisht antiligjore e antistatutore duke dhënë masën e sigurisë e paralelisht duke ngrirë të gjitha strukturat e reja të porsazgjedhura e si pasojë u lanë në fuqi strukturat e vjetra deri në vendimin e formës së prerë për mundësimin e zgjedhjeve të reja.

Kryetari i Urdhrit për Tiranën, Almiro Gurakuqi si pjesë aktive e denoncimeve, që i bënte në vazhdimësi shkeljeve flagrante e abuzimeve nga Nikoll Deda prej të cilit dhe u shkarkua paligjshmërisht, e rifitoi përsëri pozicionin ku ai ishte zgjedhur me vendim të formës së prerë dhe me ripozicionimin në këtë post vazhdon denoncimet mbi abuzimet akoma më të rënda në këtë institucion.

Megjithëse i ngrirë nga Gjykata, Nikoll Deda bën blerje mbi 1 miliard lekë prona në emër të Urdhrit të Stomatologut.

Merr kredi 250 000 euro, rrit paga e shpërblime mbi 20% (ku thjeshtë për dijeni rrogat i varion nga 1.7 milionë në 2.5 mln lekë rroga e Presidentit).

Punëson mbi 17 punonjës në këtë institucion nga 6 të miratuar në Këshillin Kombëtar.

Nepotizëm i hapur në punësim ku 2 nga punonjëset janë nuset e djemve e 3-4 të tjerë fëmijë apo të afërm të mbështetësve të Nikollës në Këshillin Kombëtar.

Akoma më keq që zbulohet që në buxhet të USSH, Nikolla shpenzon rreth 400 milionë lekë të vjetra në vit ku çdo vit është një shumë prej 100 milionësh, që shënohet në buxhet si shumë e papërcaktuar.

Vlen të theksohet se buxheti miratuar nga qeveria në vitin e parë të formimit të USSH ishte vetëm 100 milionë të vjetra.

Punëson mbi 17 punonjës në këtë institucion nga 6 të miratuar në Këshillin Kombëtar. Nepotizëm i hapur në punësim ku 2 nga punonjëset janë nuset e djemve e 3-4 të tjerë fëmijë apo të afërm të mbështetësve të Nikollës në Këshillin Kombëtar.

Dhe më e rëndë akoma që prej një viti mbi 500 licenca detyrim ligjor e statutor për t’u firmosur e dhënë nga Këshilli Rajonal Tiranë me kryetar Almiro Gurakuqin i merren kompetencat këtij të fundit duke shpërdoruar detyrën dhe duke u dhënë nga Nikolla e zëvendësja e tij Aurora Guri pa miratim firme e vule të Këshillit rajonal Tiranë.

Nikoll Deda ka dy vepra penale të regjistruara në Prokurorinë e Tiranës në vitet 2021-2022 për moszbatim të vendimeve të gjyqësorit dhe së fundi në shkurt të 2023 Prokuroria e Rrethit Tiranë në bazë të denoncimit të z.Gurakuqi regjistron një tjetër procedim penal këtë rallë shumë më të rëndë për z.Nikoll Deda e Bordin e tij me akuzën “vjedhje në bashkëpunim” e “shpërdorim detyre”.

Por akoma dhe më keq në fazën e hetimit nga Drejtoria e Krimit Ekonomik Tiranë, Deda nxjerr një vendim për të hapur thesin ndaj Zyrës Avokatore të znj. Donika Prela për “mbrojtje ligjore” 2-vjeçare, megjithëse USSH ka Departament Juridik me mbi 3 juristë që marrin rrogë (për të shkelur ligjet).

Pra, me paratë e mjekëve stomatologë, z.Nikoll Deda do të mbulojë mbrojtjen e tij e stafit me të cilin bashkëpunon në vjedhje e shpërdorime prej mbi 8 vitesh.

Përballë këtyre shkeljeve të paprecedenta e fakteve të pakundërshtueshme pritet ndalimi i disa funksionarëve të USSH me në krye z.Nikoll Deda që t’i jepet fund talljes me dinjitetin e mbi 5000 dentistëve shqiptarë./Syri

Rritja e tarifave dentare

Më herët pas një vendimi të publikuar nga Urdhri i Stomatologëve për të rritur tarifat dentare me 100%, Ministria e Shëndetësisë ka paditur në Gjykatën e Tiranës Urdhrin e Stomatologëve. Ministria kërkon rrëzimin e vendimit dhe sqaron se US nuk ka tagër të rrisë tarifat dentare. Ministria e Shëndetësisë thotë në deklaratë: Dërgimin në gjykatë të këtij vendimi, me argumentin se Urdhri i Stomatologut ka tejkaluar kompetencat. Nuk do të ketë rritje tarifash, sepse vendimi i Urdhrit të Stomatologëve është i paaplikueshëm”. Më herët për këtë vendim reagoi edhe Autoriteti i Konkurrencës, që paralajmëroi se do të merren masa për Urdhrin e Stomatologëve.