Gazeta Telegraf/
Kontrolli i Lartë i Shtetit në
auditimin e bërë për kompaninë CEZ ka vënë re një sërë shkeljesh në aspektin
procedurial në negociatat e bëra. Kreu i KLSH-së Bujar Leskaj në raportimin e
tij përpara komisionit hetimor për marrëveshjet e CEZ ka deklaruar se nga
auditimimi rezulton një dëm i përllogaritur që CEZ i ka shkaktuar shtetit
shqiptar, prej 479 milionë eurosh. Leskaj në fjalën e tij tha se KLSH ka
depozituar padi në prokurori për Gjiknurin dhe Hickajn për shkeljet e gjetura
në CEZ, por prokurori pushoi çështjen.
Kreu i KLSH-së Bujar Leskaj në
fjalën e tij tha se për negociatat që u realizuan në Vjenë nuk u mbajt
dokumentacion. Po ashtu KLSH ngre pretendimin se nuk është mbajtur asnjë
dokumentacion për procedurat e negociatave nga grupi i punës me 14 anëtarë.