Kërcënohet me jetë biznesmeni Nikollaq Neranxi

500
Sigal

Gazeta Telegraf/ Biznesmeni
Nikollaq Neranxi pretendon se është kërcënuar me jetë. Sipas tij, ditën e sotme
në drekë, ai ka qenë me familjen në Livadh kur është kërcënuar.

“Në orën 2 e ca në Livadh, aty ku
kam dhe pronat, isha me familja dhe po shëtisnim. Më vjen një makinë, që
drejtohej nga Luiz Kumbaro, ndalon aty dhe më thotë ti je Neranxi?  Pasi
parkoi mjetin ky person erdhi dhe më kërcënoi me jetë, lëshoi një lumë fyerjesh
me fjalë nga më të rëndat në drejtimin tim dhe të familjes. Më tha të mos
kaloja në truallin para hotelit të tij dhe pretendon se un po loboj që ai të
mos ndërtojë një hotel në këtë plazh. ‘Unë do të zhduk, do të fus plumbin në
kokë’, më thotë”, deklaroi Neranxi.