Meta takohet me Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq: E rëndësishme nxitja e aksioneve humanitare për shpëtimin e fëmijëve nga kampet e luftës

153
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar këtë të diel me Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Francesco Rocca.

Meta thekson, se në këtë takim është diskutuar për ndihmën e dhënë nga Kryqi i Kuq për Shqipërinë.

Gjithashtu, kreu i shtetit nënvizon rëndësinë e vullnetarizmit dhe aksioneve humanitare, sidomos për shpëtimin e fëmijëve nga kampet e luftës.

Postimi i Metës:

Një takim miqësor me Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, av.Francesco Rocca.
E falenderova me mirënjohje për mbështetjen e pakursyer dhe ndihmat bujare të dhëna ndër vite për Kryqin e Kuq Shqiptar.
Kënaqësi të ndanim të njëjtin vlerësim për kontributin e rëndësishëm të Kryqit të Kuq Shqiptar, që kremton 100-vjetorin e themelimit, në ndihmë të qytetarëve në nevojë, veçanërisht për ndërgjegjësimin e të rinjve për solidarizimin me kauzën humane të dhurimit të gjakut.

Theksuam gjithashtu rëndësinë e nxitjes së vullnetarizmit dhe aksioneve humanitare, sidomos për shpëtimin e fëmijëve nga kampet e luftës.