Zjarr me përmasa të mëdha në Berat, flakët ‘përpijnë’ disa hektar tokë dhe vënë në rrezik nënstacionin elektrik

155
Sigal

Zjarr në fshatin Duhanas në Berat,zjarri ka përpirë me shpejtësi shumë hektar toka bujqësore. Në rrezik nën/stacioni elektrik i fshatit,forca të shumta zjarrëfikëseke në vendngjarje.

Një zjarr i fuqishëm është shfaqur në fshatin Duhanas në Berat.Zjarri është shkaktuar aksidentalisht nga disa prej banorëve të zonës,që ishin duke djegur mbeturinat në tokat e tyre.Era e fortë ka favorizuar flakët e zjarrit,duke i bërë ato të pakontrrollueshme nga vetë banorët,të cilët kanë njoftuar policinë.

Flakët e zjarrit u përhapën me shpejtësi drejt tokave të tjera bujqësore,ndërkohë që në rrezik nga flakët ndodhet nën/stacioni elektrik i fshatit.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Repartit të shpëtimit nga zjarri,të cilët po përpiqen të neutralizojnë flakët dhe të shmangin përhapjen e tyre drejt nën/stacionit elektrik. Duke qënë se zona është favorizuese për kalimin e mjeteve deri në zonën e zjarrit,në aksionin për fikjen e tij janë përfshirë 3 mjete zjarrëfikëseje dhe dhjetëra efektivë zjarrëfikësish. Edhe pse vala e madhe e zjarrit është minimizuar,zjarri vijon ende të përparojë,ndërkohë që ka ende disa vatra aktive në tokat e përfshira nga flakët.