Protesta / Qytetarët sulmojnë selinë e Partisë Socialiste në Tiranë

228
Sigal

Gjatë protestës së dytë të zhvilluar si reagim ndaj vrasjes makabër të një të riu të pafajshëm nga një efektiv i papjekur i repartit Shqiponja, qytetarët kanë thyer edhe xhamat e selisë së Partisë Socialiste në Tiranë. Ata kanë marrë koshat e mbeturinave të rrugës dhe i kanë hedhur në drejtim të xhamave në hyrje të selisë rozë.

Qytetarët kanë tentuar të djegin godinën duke përdorur koshat e mbeturinave, por aty pranë janë gjendur dhe forca të rendit të cilët kanë shpërndarë sadopak qytetarët në përpjekje për të shmangur dëmtimet e mëdha.