Presidenti Meta reagon pas dorëheqjes së Thaçit: Besoj në pafajësinë e tij!

284
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i Presidentit të Kosovës, pas vërtetimit të aktakuzave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se vlerëson aktin e Hashim Thaçit, ndërsa thotë se ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike.

Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën.

Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar”, shkruan Meta