Protesta / Qytetarët drejt Zogut të Zi, cili është plani i tyre

242
Sigal

Protesta në Tiranë po zhvillohet në të gjitha anët e qytetit, ku të rinj të revoltuar po thyejnë dhe shkatërrojnë institucionet publike dhe gjithçka që i del përpara.

Një pjesë e protestuesve i është drejtuar rrugës së Durrësit, ku po aludohet se turma e të rinjve po shkon drejt Zogut të zi.

Protestuesit i kanë vënë flakën koshave të plehrave, si dhe kanë rrëzuar sinjalistikën rrugore në rrugët kryesore të Tiranës.

Ndërkohë nuk përjashtohet dhe mundësia që këta të rinj të drejtohen drejt banesës së të ndjerit Klodian Rasha, i cili u vra nga një efektiv policie.

Protestat për kërkesën për drejtësi në lidhje me vrasjen e të ndjerit Klodian Rasha, mund të jenë katalizatorë të një destabiliteti social përsa kohë tensionet mes popullit dhe policisë do të vazhdojnë dhe institucionet përkatëse nuk do të sjellin drejtësinë e kërkuar.